Ditë më parë ishte bërë me dije se kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka anuluar vizitën e saj në Kosovë, vizitë kjo e cila ishte planifikuar të realizohej me 4 korrik. Lidhur me këtë vendim të papritur të të Trendafilovës kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj e ka lidhur me protestën e paralajmëruar ndaj saj. Po ashtu, Molliqaj ka komentuar edhe deklaratën e kryetares së Speciales, e cila ka thënë se shumica e njerëzve në Kosovë besojnë që Gjykata Speciale do të sigurojë që të drejtat e të akuzuarve të respektohen, gjë për të cilën, Molliqaj, ka thënë se asnjë Gjykatë në botë nuk merret me matje të opinionit. Takimi u anulua, në ndërkohë që protesta ishte paralajmëruar. E si mos t’i lidhim këto të dyja kur znj. Trendafilova në intervistën e dhënë flet për sondazhe, matje të opinionin publik në relacion me imazhin e Gjykatës Speciale? Cila gjykatë, diku në botë, merret me matje të opinionit publik? Nëse mbështetja nuk mungon, çka është tërë ky investim në imazh? Arbitrariteti që ushtrohet nga kjo gjykatë mund të ushtrohet në gjykatore, por kur zbret në terren, prej nga ku ka dalë UÇK-ja, situata ndryshon. Është evidente frika nga ballafaqimi. Frika se mos kjo gjykatë po zhvishet nga pretendimet për drejtësi, edhe ashtu të sforcuara. Arbitrariteti që ushtrohet nga kjo gjykatë e mbivendosur mund të ushtrohet në ato gjykatore pa simbole të shtetit të Kosovës, por kur zbret në terren, prej nga ka dalë UÇK-ja, situata ndryshon. Mbështetja mungon. Organizimi për kundërshtim vazhdon”, ka përfunduar Molliqaj.