Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj do të padisë Qeverinë “Kurti” për pagesën e faturave të papaguara të komunave në veri

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar padi kundër vendimit të muajit maj të Qeverisë “Kurti” për të paguar faturat e papaguara të komunave në veri. Molliqaj ka thënë se duhet të “zhbëhet” sa më parë vendimi i qeverisë në të cilin ishin ndarë 11 milionë euro për të paguar faturat e komunave në veri të vendit. “Në maj të këtij viti Qeveria ndau 11 milionë euro për të paguar faturat e papaguara të katër komunave në veri. Me 7 maj, bashkë me aktivistë të PSD-së ishim arrestuar duke protestuar kundër vazhdimit të “gjakderdhjes financiare”. Vendimi i sotëm e bën praktikisht të paligjshëm edhe vendimin që u mor në maj. Ky vendim duhet të zhbëhet sa më parë. Përndryshe, një padi për këtë çështje do ta kemi shumë shpejt”, ka shkruar Molliqaj.

Dje Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur si të kundërligjshëm vendimin e ZRRE-së për pagesën e shpenzimeve të energjisë elektrike për qytetarët në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Vendimi i gjykatës, veç kësaj, e ka detyruar ZRRE-në që ta obligojë KEDS-in që t’ua kthejë mbi 40 milionë euro konsumatorëve për rrymën që u është faturuar atyre pa e shpenzuar, por që përmes saj ata kanë paguar rrymën për qytetarët e komunave veriore përgjatë pesë viteve (2012-2017).

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …