Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se durimi i Isa Mustafës është bërë i padurueshëm. E ka shprehur bindjen se viti 2017 do të jetë vit i padurimit qytetar me durimin rrënues të tij. “Isa Mustafa sot paska thënë që e ka duruar deri tash ministrin Mariq, veç pse është serb”, ka shkruar Molliqaj. Sipas tij, në fakt, gjatë tërë qeverisjes së tij Mustafa duroi shumë.
E duroi Listën Serbe në cenim të sovranitetit, veç pse është e Vuqiçit,
E duroi Kadri Veselin që sipas tij i ka duart me gjak, veç pse ai është shef i SHIK-ut,
E duroi Hashim Thaçin president, veç për me mbetë vetë kryeministër,
I duroi djemtë e tij të marrin tenderë të shtetit dhe terminale, veç pse i ka djem,
E duroi Margarita Kadriun me marrë terminal, veç pse ajo ia ka bë Thaçin President
E duroi murin në Mitrovicë, vetëm pse e ndërtuan strukturat paralele të Serbisë…
“Ky është kryeministër që duron gjithçka vetëm për të mbetur kryeministër. Por durimi i tij është bërë i padurueshëm. Viti 2017 do të jetë vit i padurimit qytetar me durimin rrënues të Isa Mustafës”.