Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: E. Trendafilova më së miri do të ishte të kthehej prapa dhe jo ta bënte sigurimin e saj Policia e Kosovës

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër pas një njoftimi të Policisë së Kosovës ku njoftohej për disa masa lidhur me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale. Molliqaj ka thënë se Ekaterina Trendafilova më së miri do të ishte të ktheje prapa. Përpjekja për ta normalizuar padrejtësinë e Gjykatës Speciale, sot paska shkuar një hap tutje. Znj. Trendafilova iu paska ofruar siguri shtesë. Janë thyer protokollet shtetërore sikur ajo të jetë vizitë e ndonjë presidenti nga ndonjë vend i rëndësishëm, e jo kryesuesja e Dhomave të Specializuara – organ që bën diskriminim të vazhdueshëm etnik, racor dhe njerëzor. Për ironi të fatit, kërkohet edhe mirëkuptim nga qytetarët për pengesa eventuale në trafik. Sikur të ishte vetëm ky problemi i kësaj vizite. Mbase edhe kanë arsye për ta ruajtur, duke ditur që në Kosovë është e papranueshme dhe revolta ndaj saj është evidente. Më mirë do të ishte të kthehej prapa”, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …