Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është liruar bashkë me aktivistët që u arrestuan gjatë protestës kundër Trëndafiloves. Ai u shpreh me këtë rast se dhuna joproporcionale e policore u pa dhe nuk ka justifikim. Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti, u liruam. Duke u munduar t’i dëshmohen kryetares së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena. Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi. Kjo gjykatë, me këtë kryetare, sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah e është politike dhe anti-UÇK është. E vërteta nuk lejon makiazhin. Maskë nuk ka më. Ajo u pa, tha dardan Molliqaj duke falënderuar të gjithë përkrahësit.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …