leoni

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Falë PSD-së, Rikalo sot u shkarkua dhe po pamundësohet ndikimi i Listës Serbe në shtetin tonë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se falë kësaj partie, Nenad Rikallo sot u shkarkua nga posti i ministrit të Bujqësisë dhe njëkohësisht po pamundësohet ndikimi i Listës Serbe në shtetin tonë. Për shkarkimin e ministrit Rikallo u organizuan protesta e mocion në Kuvendin e Kosovës, por pavarësisht këtyre, ai vazhdoi ta mbante postin e ministrit. Ata që dikur ishin për shkarkimin e Rikalos, sot nga xhelozia e suksesit të partisë sonë, çuditërisht kanë ndërruar qëndrim dhe po mundohen që këtë shkarkim ta zbehin dhe ta paraqesin si të parëndësishëm. Ministria e Bujqësisë duhet të rifunksionalizohet dhe të hetohen të gjitha keqpërdorimet milionëshe. Nuk do të ketë vend në institucionet e Kosovës për njerëzit e dyshuar për krime ndaj shqiptarëve dhe keqpërdorime milionëshe të buxhetit tonë, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …