Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ka marrë qëndrim kundër planit franko-gjerman, pasi nuk ka njohje reciproke me Serbinë, dhe se është i dëmshme për Kosovën. Ai ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë nuk mund të bëhet me këtë plan, por që rikthen Kosovën në pikën zero. Evetmja alternativë për ta zgjidhur epilogun përfundimtar me Serbinë, është korrigjimi i kufijve. Të gjitha tentativat e Kurtit me vendosjen kinse të reciprocitetit apo ligjshmërisë për çështjen e targave, si përpjekje e tij për të maskuar një kompromis që e bënte anash saj, pra për Kosovën u bë e qartë që Qeveria e Kosovës e ka pranuar planin franko-gjerman pa njohje vetëm pasi që serbët u larguan nga institucionet dhe donte që përmes asaj që ne po e quajmë petkut të një politikani konsistent që nuk lëshon pe në asnjë gjë, të maskonte kompromisin e madh që ishte marrëveshja franko-gjermane. Pra për ne ishte e qartë që është një manovër politike dhe se do të përfundonte si e tillë”.
Në fakt marrëveshja e mbrëmshme nuk është vetëm për targat, marrëveshja e mbrëmshme e përshpejton procesin për një marrëveshje siç është plani franko-gjerman, e që për ne është i papranueshëm sepse nuk është zgjidhje finale edhe e vazhdon konfliktin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe në të njëjtën kohë fjalia më e rëndësishme është se qeveria Kurti merr zotim të ri për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve deri tani. Nëse Kurti deri më tani ka deklaruar që ato marrëveshje janë trashëgimi e qeverive të kaluara, nga mbrëmë Kosova dhe qeveria e re i ka rimarrë obligimet e vjetra dhe i ka bërë të vetat. Pra tash e tutje, qeveria është përgjegjëse për zbatimin e një marrëveshje që është e dëmshme siç është asociacioni”, ka thënë Molliqaj.
Ndonëse ka thënë se nuk janë kundër kompromisit me Serbinë, Molliqaj ka vlerësuar se marrëveshja duhet të përmbajë njohjen finale.
Zgjidhja e qëndrueshme sipas Molliqajt mund të jetë vetëm korrigjimi i kufijve. Ky opsion, për ta është i pranueshëm.
“Ne besojmë se duhet të ketë zgjidhje të përhershme me Serbinë, ne nuk jemi ata që themi se nuk duhet të ketë asnjë kompromis e as dialog, por themi se duhet të ketë kompromis dhe dialog, por të dyja në funksion të zgjedhjes finale. Për neve, zgjidhja më e qëndrueshme dhe afatgjate, është ripërcaktimi i kufijve, është e qartë se qytetarët serb në veri e kanë vullnetin e tyre mos të jetojnë në Kosovë, madje edhe sot mendojnë se nuk janë pjesë e Kosovës, po ashtu ne mendojmë se shqiptarët e Luginës kanë vullnet të shprehur vite më parë që të bashkohen me Kosovën. Po, ne jemi për ripërcaktimin e kufijve në bazë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj ka thënë se marrëveshja për targa, është katalizator i Asociacionit. Duke folur për këtë çështje, Molliqaj ka thënë se serbët nuk do të kthehen në institucione pa u themeluar asociacioni.
“Ne në PSD themi që targat si katalizator i asociacionit, pra e ka përshpejtuar asociacionin. Siç e keni parë në marrëveshjen e fundit është futur se duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet, për kundër këtij koncesioni që e bëri kryeministri Kurti nuk ka dakordim që serbët do të kthehen në institucione, dhe madje e keni parë deklaratën e presidentit Vuçiq i cili thotë se serbët kthehen vetëm kur të formohet Asociacioni. Kështu që definitivisht, targat kanë qenë katalizator i asociacionit”, ka thënë Molliqaj. (EO)