leoni

Ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj: Qasja e Albin Kurtit është e rrezikshme për Kosovën

Dardan Molliqaj, jep dorëheqje nga pozita e Sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje

Dardan Molliqaj, ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i Sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu ka bërë të ditur vet Molliqaj përmes rrjetit social, ku ka deklaruar se “Fitorja e jashtëzakonshme e Lëvizjes Vetëvendosje na ka vënë para vendimeve të reja”. “Kur unë u zgjodha Sekretar Organizativ, pas zgjedhjeve të vitit 2010, kishim vullnet të mahnitshëm, por organizim jo të fortë. Kishim punë të palodhshme, por jo edhe strukturim të gjerë. Prandaj pas zgjedhjeve të 2010-tës e gjithë vëmendja e Lëvizjes u kthye kah organizimi dhe strukturimi. U shkruan dokumentet themelore të organizimit, si Statuti dhe rregulloret si dhe u organizuan zgjedhjet e brendshme më demokratike në Kosovë”, ka shkruar Molliqaj. “Shumë shpejt qytetarët do t’i gëzohen zgjedhjeve lokale. Do t’i gëzohen ndryshimeve në komunat e tyre. Fitores së pandalshme të VETËVENDOSJE!-s gjithandej. Shumë shpejt qytetarët do t’i gëzohen politikave të qarta për përmirësimin e jetës së tyre, që do t’i zhvillojë Lëvizja jonë. Politikave që do ta ndryshojnë përgjithmonë vendin tonë. Këto do të jenë sfidat tona të reja. Prandaj këtu edhe do të përqendrohet kontributi im tash e tutje”, ka theksuar ndër tjerash Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …