Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Kosova është në një proces të dëmshëm, sepse do të ketë në thelb normalizimin e marrëdhënieve pa na njohur Serbia.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar qeverinë sa i përket qasje në dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti e kishte konsideruar fitore vendosjen e reciprocitetit, por sipas tij, ky ishte një mashtrim që do t’i bëjë dëm të madh vendit sepse jemi duke humbur në këtë proces. “Së pari duhet t’ia bëjmë një kritikë fillimisht qeverisë, por edhe shoqërisë tonë. Festa mbaroi. Kishte një entuziazëm të cilin e kishte injektuar e imponuar Qeveria e Kosovës thua që ne jemi duke fituar, thua ne jemi duke vendosur reciprocitet dhe jemi duke ecur përpara në dialogun Kosovë-Serbi. Ky ishte një mashtrim i cili në njërën anë do t’i bëjë politike Kosovës në anën tjetër shoqëria duhet të jetë më e vetëdijshme. Jemi duke humbur në këtë proces”. Dialogu nuk mund të kushtëzojë liberalizimin e vizave, por edhe BE-ja po e mban të mbyllur vendin në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …