Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar fshehurazi me kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Sipas tij, “pas mesazhit të qartë që qytetarët ia dhanë Trëndafilovës, që në Kosovë do ta presim veç me protesta, Kurti po përpiqet ta normalizojë atë”. “Takimi i fshehur larg publikut është përpjekje e dëshpëruar për legjitimim të kësaj vizite. E ka takuar sepse kjo gjykatë po ia mbanë gjallë narrativen për luftën”, ka shkruar Molliqaj. Qytetarët e shumtë që ishin mobilizuar për protestë, e detyruan kretaren e Gjykatës Speciale që të dorëzohet nga synimi i saj që t’ bëjë propagandë. Ndërsa Kurti, përkundër vullnetit qytetar, e paska ngushëlluar atë, duke i garantuar që Qeveria e tij ia njeh legjitimitetin dhe ia pranon vizitat e propagandën. Por shumë shpejt do t’i tregojmë edhe Kurtit edhe Gjykatës Speciale që qytetarët e duan dhe besojnë në luftën e vet çlirimtare!”, ka shkruar Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …