Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta pranojë marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian, pasi plani evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, është i dëmshëm. Molliqaj u shpreh se megjithëse me Kurtin i ka ndarë rrugët politikisht, ai do ta duartrokasë atë, nëse nuk e pranon një marrëveshje të tillë. Kjo marrëveshje është e keqe, nuk duhet askush ta bëjë. Nuk na dërgon përpara. Kurti me këtë që po e bën, një trashëgimi politike që ka pasur vlera edhe të mira edhe të këqija, është duke bërë si s’ka asnjë vlerë më. Është duke e bërë sikurse Cipras në Greqi, që vjen edhe e bëjnë të kundërt”, ka thënë Dardan Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …