Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar për situatën e tensionuar në veri, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fund do të tërhiqet. Metoda e kryeministrit ndaj situatës në veri të vendit është e gabueshme, dhe ai e di këtë. Në fund do të tërhiqet. Por, këto manovrime po na kushtojnë me jetë njerëzish. Tensionet e kontrolluara, para kompromisit të madh. Kjo është logjika. E kuptuam. Mjaft e bëtë parimorin e guximtarin, kryeministër. Në vend se t’i sillnit tregimit për Kosovën dimensionin e paqes dhe vendosmërisë, ju, vetëm sa e keni deformuar atë vullnet të shprehur historikisht, duke mos përfaqësuar asgjë më shumë sesa interesin tuaj për imazhin e një politikani guximtar. Le ta kujtojmë se pasiguria është kryefjala e kësaj qeverie, madje në secilën sferë. Ju udhëhiqeni përmes pasigurisë që shkaktoni çdo ditë, ka deklaruar kryetari i PDK-së, Dardan Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …