Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po e përdor sundimin e ligjit për të mashtruar. Liderët që flasin për sundim të ligjit, qoftë ndaj një etnie apo shumicës së popullsisë, dhe e vendosin para vlerave si drejtësinë, demokracia dhe barazia, ata janë liderë autoritarë. Sundimin e ligjit e marrin si rregull formal, si shprehje për të bërë disiplinim. Njëjtë liderët që vendosin në kohën kur janë në një krizë reale apo të krijuar vetë, artificiale të jashtme, për të qëruar hesape të brendshme. Sundimi i ligjit i përdorur nga Kurti është mashtrim”, ka thënë ai. Molliqaj tha se arrestimi i disa personave që kanë ushtruar dhunë në veri, është duke u bërë me pajtimin e ndërkombëtarëve. Albin Kurti do të pajtohet ta shtendos situatën në veri dhe gjithsesi se do ta bëjë edhe Asociacionin.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …