Dialog i mbyllur. Dialog përjashtues. Dhe kjo vetëm nga delegacioni i Kosovës. Si u bë që për çka u tha e çka nuk u tha në dialog e marrim vesh nga mediat në Serbi, ku raporton Vuçiqi? E pastaj na thonë po ndikoheni nga “mediat armike”. Nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog.
-Pa vizion, pa plan, pa platformë për dialog.
– Pa platformë të miratuar në Kuvend.
– Pa raportim në Kuvend.
– Pa dialog me shoqërinë civile.
Një vit e gjysmë, prej se ka filluar dialogu me Serbinë, themelon edhe kohën kur nisi tretja e Kuvendit dhe humbi rëndësia e llogaridhënies ndaj qytetarëve.
Duke e marrë si të mirëqenë mbështetjen blanko që opozita parlamentare i dha procesit të dialogut, arroganca e pushtetit nuk pyet për gjë.
Madje, nuk ka as simulim të transparencës. Kurti hesht, Bislimi hesht. Çka po heshtin shtrohet pyetja?