Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka thënë se ishte gëzuar kur të premten opozita arriti ta shtyjë përpara idenë për ta bllokuar nismën e Vetëvendosjen dhe Albin Kurtit për ligjin e zgjedhjeve. Duke folur për votimin e LDK-së që Vjosa Osmani të bëhet kryetare, ai tha se që nga ajo ditë LDK-ja më nuk ekziston. “Ata janë fshehur dhe po të ishin triumfues siç thoshin, do të dilnin e të flisnin. Tash LDK-ja është subjekt pa busullë dhe pa udhëheqje. Ata do të jenë aty sa herë që i duhen Kurtit gjatë mandatit të tij qeverisës”, ka thënë Molliqaj. Sipas tij, kjo është logjikë liberale që ballafaqohet me pushtete autoritare, edhe pse kjo s’ka të bëjë drejtpërdrejt me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
