Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, duke komentuar luftën e Izraelit në Rripin e Gazës, ka dënuar fuqitë e mëdha për mbështetjen që po i japin Izraelit. Liria i takon secilit dhe jeta e qytetarëve palestinezë duhet të njihet dhe mbrohet sikur ajo e secilit. Politikat kolonizuese, segreguese dhe në shpërputhje absolute me rezolutën e viti 1967 do të duhej ta penalizonin Izraelin. Çdo mbështetje e luftës, ushtarake, logjistike e politike në Gaza, kundër qytetarëve atje, jep të kuptohet se shqetësimi i fuqive të mëdha nuk është jeta e njerëzve, barabartësisht”, ka shkruar ndër të tjera Molliqaj. Konfliktet e pazgjidhura çdo herë janë në kurriz të popujve të shtypur, të kolonizuar, të varfëruar. Është premtim për dhunë e viktima. Dënimi i terrorit, por mbështetja e bombardimeve që Izraeli po shkakton ndaj popullatës civile janë akte të një padrejtësie historike. Ne themi se qëllimi nuk e arsyeton mjetin, prandaj terrorizmi nuk është i pranueshëm, por as nuk është vetë problemi. Ai është pasojë e mungesës së vendosjes së drejtësisë; të drejtës së popujve për vetëvendosje.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …