Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Mendësia totalitare e Albin Kurti nuk e do pushtetin për ta qeverisur, por për të kontrolluar

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj,  ka reaguar kundër  kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e tij, në të cilën theksoi se duhet të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale. Molliqaj thotë se kjo është mendësi totalitare dhe  tendencë për ta marrë nën kontrolluar shoqërinë. “Një mendësi totalitare nuk e do pushtetin për ta qeverisur, por për ta kontrolluar. Jo vetëm qeverinë dhe agjencionet qeveritare; jo vetëm institucionet në tërësi, përfshirë gjykatat dhe institucionet e pavarura; por mbi të gjitha për ta kontrolluar shoqërinë. Deklarata e Kurtit mbi nevojën e ndryshimit të udhëheqjes së sindikatave nuk janë asgjë më pak se ambicie totalitare. Sindikatat mund të kenë nevojë për ndryshim, por kjo është çështje e punëtorëve dhe aspak e Qeverisë”, ka thënë Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …