Strukturat paralele u legalizuan, rroftë qeveria”, kështu është shkruar në pankartën e vendosur nga Partia Socialdemokrate para objektit të Qeverisë së Kosovës. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë para mediave se në dialogun Kosovë-Serbi ka dakordim, por jo edhe marrëveshje. “Janë marrë vesh, e nuk na kanë treguar për çfarë janë marrë vesh. Këtë e kanë vërë me qëllim për shkak që ata kanë bërë një marrëveshje dhe është shumë e dëmshme, për shkak se marrëveshja e re i ka legalizuar, i ka pranuar dokumentet e strukturave paralele të Serbisë, që janë edhe ilegale”, u shpreh Molliqaj para gazetarëve. Për pankartën e vendosur, Molliqaj ka thënë se kanë paraqitur karta të identifikimit që lëshohen nga drejtoritë e policisë për rajone të ndryshme. Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dakorduar që në Kosovë mund të futesh me dokument që Kosovën e trajton si pjesë të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …