Dardan Molliqaj: Nëse Prokuroria nuk nis hetimet deri të premten, PSD-ja do të ushtrojë padi penale kundër Albin Kurtit, për falsifikim

Dardan Molliqaj: Nëse Prokuroria nuk nis hetimet deri të premten, PSD-ja do të ushtrojë padi penale kundër Albin Kurtit, për falsifikim

Partia Socialdemokrate ka organizuar sot një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke e vënë një pankartë me mbishkrimin,  me të cilin e ka paraqitur  kryeministrin,  Albin Kurti si “veteran të rrejshëm” të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar për të fituar titullin e veteranit luftëtar. Albin Kurti s’ka qenë pjesë e luftës deri në fund siç e parasheh kushti për të marrë titullin e veteranit luftëtar. Molliqaj ka thënë se nëse Prokuroria nuk i nis hetimet deri të premten, PSD-ja do të ngrejë kallëzim penal ndaj Kurtit për “falsifikim”.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …