Dardan Molliqaj: Për dy muaj, Albin Kurti, nga taksat tona i ka ndarë Distribucionit KESCO, hiç më pak se 120 milionë euro

Dardan Molliqaj: Për dy muaj, Albin Kurti, nga taksat tona i ka ndarë Distribucionit KESCO, hiç më pak se 120 milionë euro

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, sot në qendër të Prishtinës   ka deklaruar  para qindra protestuesve se Qeveria Kurti i ka bërë favore kompanisë së distribucionit KESCO dhe për dy muaj kryeministri i ka dhënë mbi 120 milionë euro kësaj kompanie, e cila i ka borxh edhe KEK-ut dhe se kështu po mundohet ta bankrotojë këtë kompani. Kur liria pengohet ajo bëhet kauzë, siç u bë sot. Kur pabarazia shtypet ajo bëhet kauzë siç u bë sot. Kryeministri aktual ka 10 vite që ka folur për dëmet e privatizimit të distribucionit. Askush më shumë se ky kryeministër nuk i ka bërë favor kompanisë KESCO.  Për dy muaj ai i ka ndarë nga taksat tona nga buxheti hiç më pak se 120 milionë euro. A e dini si është puna e fitimeve të kësaj kompanie. Sa më shumë që i jep më shumë kërkojnë dhe për këtë arsye kjo kompani e ka në plan që pas 120 milionëve që i ka marr deri më tani, ta bankrotojë KEK-un. Që tre muaj ajo ia ka borxh KEK-ut mbi 50 milionë euro”, tha Molliqaj,

Nuk do të kishte pasur kurrë moment më të mirë për Qeverinë  e Kosovës sesa tani t’ ua kthente qytetarëve distribucionin në shërbim të tyre Por për ta bërë këtë duhet guxim politik e problem është se këtu brenda kësaj ndërtesë është një frikacak, që veten e konsideron si supermen.  E pikërisht për këtë është frikacak dhe   shumë i rrezikshëm. Ky njeri nuk ka as shokë, as shoqe me të cilët do të punonte,  ky ka veç instrumente që i  përdor  dhe  vetëm armiq për t i luftuar ata, tha  mes tjerash Dardan Molliqaj, në fjalën e tij para protestuesve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …