Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Pushteti aktual është i kriminalizuar

Sekretari i Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media, ka mohuar  fajësinë e gjashtë aktivistëve të Lëvizjes lidhur me sulmin kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ata  janë të pafajshëm dhe  akuzat ndaj tyre janë të fabrikuara ka thënë Molliqaj dhe ka shtuar se  “Prokuroria dhe policia po duan ta lidhin Vetëvendosjen me terrorizmin pa pasur asnjë, provë sepse kështu mund të kenë qasje të plotë në komunikim. Për t’i akuzuar padrejtësisht aktivistët e Lëvizjes dhe për t’i quajtur ata terroristë, Policia ka mbajtur dy konferenca për shtyp, ndërsa për të akuzuarin serb Slobodan Gavriq të cilit i ishin gjetur 13 kg eksplozivë dhe dyshohej më të vërtetë për sulm terrorist, Policia nuk kishte mbajtur asnjë konferencë dhe nuk i kemi parë asnjëherë 13 kilogramë me eksplozivë të ekspozuar nga Policia e Kosovës. Molliqaj ka publikuar disa fotografi përmes së cilave ka akuzuar RTK-në për fushatë kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Në ato fotografi shihet Kryeredaktori i RTK-së, Ridvan Berisha dhe Asdren Agushi, gjithashtu nga RTK, pastaj Luan Keka, drejtori i anti-terrorizmit në Policinë e Kosovës, bashkëshortja e Kekës, Miranda, kandidate për deputete nga PDK, e cila, është e afërt me tashmë shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti. Kjo foto dëshmon ndikimin që PDK ka në televizionin publik, i cili po ndërmerr fushatë të fuqishme kundër Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …