leoni

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Qasja e Kurtit ndaj mediave ngjan me liderët autoritarë si Viktor Orban e të tjerë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për bojkotin e tij dhe të partisë së tij ndaj mediave. Molliqaj e cilësoi këtë si një veprim tipik të liderëve autoritarë, duke përmendur shembullin e kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Kurti nuk po flet për frikë nga analistët apo opozita, por po thotë: ‘Mos i dëgjoni fare mediat.’ Kjo është si të luash futboll pa respektuar rregullat, tha Molliqaj, duke argumentuar se veprime të tilla minojnë demokracinë. Ai theksoi se refuzimi i mediave është një strategji e ndjekur nga liderët autoritarë për të shmangur transparencën dhe për t’u distancuar nga standardet demokratike. Për Molliqajn, kjo qasje rrezikon të çojë në shmangien e institucioneve të lirisë së fjalës dhe informimit publik.

 

Kontrolloni gjithashtu

KDI: Konstituimi i Kuvendit është urgjent – Përgjegjësia kryesore bie mbi Vetëvendosjen

Instituti Demokratik i Kosovës  ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, …