Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar lidhur me paralajmërimet për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike. Ai ka thënë se dokumenti ku parashihet rritja e çmimit të energjisë është shqetësues. “Rikthimi i sistemit të blloktarifave godet direkt shumicën e konsumatorëve. Kjo rritje parashihet të ndodhë për të gjithë konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600KhW. Rritja e çmimit do të jetë ndërmjet 80 dhe 100 për qind. Në shoqërinë tonë ngrohja me rrymë ka shumë pak alternativa, shtrenjtimi i çmimit do të përfshijë shumë familje. Molliqaj ka theksuar se Qeveria duhet të mos tregohet frikacake, por të krijojë kushtet që KESCO të shtrijë faturimin edhe në veri.
