Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se shqiptarët në tri komunat e Kosovës Lindore, përballën me vështirësi ekonomike dhe diskriminim politik. Duke folur për vizitën e tij në Kosovën Lindore Molliqaj ka thënë se projektet zhvillimore mungojnë, kultura nuk ndihmohet. Ditën e filluam në Bujanoc me kryetarin e Komunës, Nagip Arifi. Jemi njohur me situatën këtu edhe përmes takimit me Kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi. Nivelit qëndror në Serbi nuk i bëhet vonë për jetën e njërezve këtu, kurse buxhetet komunale janë të papërfillshme. Kjo është çfarë mësuam konkretisht”. Kemi dëgjuar me interes pikëpamjet e Kryetarit te PDSh-së, Ragmi Mustafa mbi mënyrën e adresimit të problemëve të shqiptarëve në Luginë. Jemi pajtuar se rruga e drejtë dhe e duhur është njohja e vullnetit politik të popujve, drejt ripërcaktimit të kufijve. Kjo është mundësia për zgjidhje përfundimtare dhe paqe të përhershme. Në fakt, ky është konsensusi shoqëror e politik që kemi hasur pas secilit takim, ka shkruar Molliqaj
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …