Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Sot protestojmë për ta kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, në Kosovë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar se një numër i madh i qytetarëve do të marrin pjesë në protestën e sotme për ta kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë. “Kemi një propozim nga ZRRE-ja që nuk është i ZRRE-së por i Qeverisë, që është jo vetëm i papranueshëm dhe i padrejtë por ka shkaktuar edhe një irritim të paparë te qytetarët pasi është shumë i shtrenjtë. Kërkesa e kësaj proteste është që të hidhet poshtë ky propozim i ZRRE-së, sepse ky propozim në njërën anë i favorizon dhe i faktorizon ata të cilët kanë shumë, ndërsa i ndëshkon dhe u qet një barrë shumë të rëndë të tjerëve që janë shumica në këtë vend. Ne nesër ftojmë secilin qytetarët partitë opozitare, OJQ-të e kushdo qoftë tjetër që ndan bindje të njëjta me ne sepse jemi tërësisht të bindur se numri i madh i protestuesve nesër, do të bëjë që të hënën vendimi i  ZRRE-së të pezullohet. Protesta do të jetë paqësore por sigurisht që do të kemi edhe aksione simbolike që do ta shprehin revoltën e qytetarëve kudo në Kosovë por edhe neve si PSD karshi këtyre zhvillime që kanë ndodhur. PSD-ja do të mbajë sot një protestë nga orën 14:00. Ajo fillon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe mbaron tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …