Dardan Molliqaj zgjedhet kryetar i Partisë Socialdemokratike, pas dorëheqjes se Shpend Ahmetit nga ky post

Dardan Molliqaj zgjedhet kryetar i PSD-së, pas dorëheqjes se Shpend Ahmetit nga ky post

Pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga posti i kryetarit të PSD-së, kjo parti sot ka zgjedhur kryetarin e ri, Dardan Molliqaj. Lajmin e ka bërë me dije  zëdhënësja e këtij subjekti, Natyra Kuçi. Molliqaj ka marrë sot besimin e Kuvendit të PSD-së si organi më i lartë vendimmarrës. Ndësa Shpend Ahmeti ka bërë me dije se për shkak të përgjegjësisë pas rezultatit zgjedhor të 6 tetorit, ka marrë vendim për t’u tërhequr nga pozitat në këtë subjekt partiak dhe tash e tutje për të vazhduar angazhimin e tij vetëm si kryetar i Komunës së Prishtinës. PSD-ja në zgjedhjet e 6 tetorit hyri në koalicion parazgjedhor me AAK-në, dhe nuk arriti që asnjë kandidat i saj të bëhet deputet.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …