Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu ka folur pas zgjedhjes së Kryesisë së re të PDK-së. Sejdiu, që vet ishte i përfolur për kryesinë e re, ka thënë se ky hap i PDK-së është i mirë drejt modernizimit dhe normalizimit të politikës në Kosovë. Sipas tij, përbërja e Kryesisë së re të PDK-së shpërfaq ambicien e kryetarit Memli Krasniqi për ecje përpara dhe potencialisht dhe për ndryshim të narrativës që PDK mund ta ndërtojë.
