Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas fishkëllimave të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj zëvendëskryeministrit Selmanaj në seancën plenare të mbajtur dje. Sejdiu ka thënë se Kuvend më të dobët nuk ka pasur as në legjislaturat e mëhershme, teksa ka thënë se cilësia e deputetëve do të vazhdojë ritmin e rënies. Ndryshe ata janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit duke goditur tavolinat e tyre duke bërë zhurmë pasi Selmanaj është parë në ambientet e Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …