Dardan Sejdiu preferon që Partia Socialdemokrate të lidhë koalicion me Vetëvendosjen dhe Nismën

Dardan Sejdiu: PSD nuk ka vota për t’u bashkuar me Listën Serbe në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës

Shefi i grupit të deputetëve të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se kjo parti nuk ka vota për të bashkuar me Listën Serbe në Kuvendin e Republikës. Ai ka shkruar se nuk kanë vota për ata që i quajnë bandita përfaqësuesit legjitim të Kosovës dhe për ata që veprojnë çdo ditë kundër Republikës së Kosovës. “Mbetemi jo vetëm të hapur, por edhe të interesuar, për bashkëpunim me të gjitha forcat progresive lokale dhe rajonale, që angazhohen për barazi midis popujve. Ato nuk janë Lista Serbe dhe shefat e tyre që raportonin nga Pale për bombardimet e Ratko Mlladiqit mbi Sarajevën dhe që ishin ministra të propagandës së Millosheviqit në kohën e krimeve të aparatit të tij shtetëror në Kosovë”, ka shkruar ai. Sipas tij, njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve reciproke. “Përgjegjësia dhe adresa për mosnormalizim është në Beograd, jo në Prishtinë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …