Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu ka folur për mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Sejdiu ka thënë se mocioni për rrëzimin e qeverisë duhet të behët në kohen e duhur. “Qeveria Mustafa ka rënë me votat e deputetëve shqiptarë. Nuk kanë qenë vendimtare votat e Listës Serbe”, u shpreh ai. Sejdiu ka thënë se tash qeveria Haradinaj rrezohet vetëm me votat e Listës Serbe. “Por tash votat për rrëzim të qeverisë janë vendimtare ato të Listës Serbe. Pra, pa votat e tyre qeveria nuk mund të rrëzohet. Tash në duhet të vendosim a dëshirojmë të rrezojmë qeverinë me votat e tyre apo jo”, ka deklaruar ai. Ai ka thënë se qeveria e Kosovës nuk bën të rrëzohet vetëm pse është ngritur një taksë doganore ndaj Serbisë, dhe tash qeveria të bije nga votat e Listës Serbe.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …