Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu thotë se kryetari Thaçi mund t’ia ofrojë mandantin Vetëvendosjes dhe t’i shmangë zgjedhjet

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thotë se do të ishte interesante nëse kryetari Hashim Thaçi do t’i ofronte mandatin subjektit të dytë të dalë nga zgjedhjet e fundit për të formuar qeverinë, që në këtë rast do të ishte Vetëvendosje. Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, Thaçi ia ofroi mandatin Kadri Veselit si lider i koalicionit PAN, fitues i zgjedhjeve të fundit, që të sigurojë votat për të formuar qeverinë e re. Megjithatë, partitë parlamentare janë pajtuar që më 22 gusht të mbajnë seancë për shpërndarjen e Kuvendit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje. E, sipas Sejdiut, kjo do të mund të shmangej nëse Thaçi do të shfrytëzonte të drejtën ligjore që të mandatojë të dytin, Vetëvendosjen, për të formuar qeverinë, megjithatë thotë se janë më shumë pro zgjedhjeve. Për zgjedhjet e ardhshme ai ka thënë se pret që gjithçka të jetë ndryshe në krahasim me zgjedhjet e kaluara dhe se diskutimet të bëhen mbi programet. Këtu ka propozuar një bashkim të partive të krahut të majtë.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Varfëria në Kaçanik është faktor që mundëson shtrirjen e ideve ekstreme

Analisti Visar Ymeri ka theksuar se Kaçaniku është një nga vendet më të varfra të …