“Dardanët” do të përkrahen më shumë në të ardhmen

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim drejtuesit e tifozëve të Kombëtares së Kosovës “Dardanët”. Në takim u diskutua rreth përgatitjeve të grupit të tifozëve për ndeshjet e futbollit që e presin në të ardhmen Kombëtaren e Kosovës. Ministri Gashi, inkurajoi grupin e tifozëve “Dardanët” për një organizim sa më të mirë të ngjarjeve të futbollit duke theksuar se përkrahja e tifozëve është e rëndësisë së veçantë për Kombëtaren e Kosovës. “Grupi i tifozëve ‘Dardanët’, me përkrahjen dhe atmosferën që krijojnë në tribunë, konsiderohen lojtari i 12-të i djemve tanë kur zhvillojnë ndeshjet e tyre”, tha Gashi. Ai po ashtu u shpreh i gatshëm që të ndihmojë grupin e tifozëve në format e nevojshme. Ndërkaq, përfaqësuesit e tifozëve të Kombëtares së Kosovës “Dardanët” e informuan ministrin Gashi për sfidat dhe problemet me të cilat përballen për të ndjekur ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës në futboll. Ata njëkohësisht falënderuan ministrin për gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe ndihmuar grupin në përgatitjen e ndeshjeve futbollistike të Kombëtares së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …