Departamenti Amerikan i Shtetit përgëzon Kosovën dhe Serbinë për plotësimin e njërës prej pikave të marrëveshjes së Uashingtonit

DASH: Amerika dhe BE-ja presin nga palët t’i përmbushin obligimet, të zbatojnë marrëveshjet e mëparshme dhe Asociacionin

Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar për Zërin e Amerikës, se Shtetet e Bashkuara  presin nga Kosova dhe Serbia që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë negociatave të mëparshme, përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Një muaj më parë, në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë,  me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e SHBA-së, arritën një marrëveshje gojore lidhur me zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Amerika dhe BE-ja presin nga të dyja palët që t’i përmbushin obligimet e tyre dhe të zbatojnë marrëveshjet e mëparshme nga dialogu, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, siç kanë konfirmuar se do të bëjnë dy udhëheqësit në takimin e 18 marsit në Ohër”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Departamentit Amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës rreth  pyetjes për zbatimin e marrëveshjeve, për të cilat  palët janë marrë vesh,  në Ohër.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …