Në raportin për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se në Kosovë çështjet e rëndësishme të këtyre të drejtave përfshinin raporte të besueshme për: kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet për dhunë gazetarëve; korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin dhe krimet që përfshijnë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj pakicave etnike ose komuniteteve tjera të margjinalizuara. Në raport përmendet puna e Gjykatës së Posaçme të Kosovës për krime lufte me seli në Hagë dhe veprimet për ndjekjen e rasteve të krimeve të luftës nga gjykatat në Kosovë. Raporti vë re se në korrik, një gjykatë në Prishtinë dënoi ish-policin serb, Zoran Vukotiç me tre vjet e gjysmë heqje lirie për përdhunimin e një gruaje shqiptare shtatzënë gjatë kohës së luftës dhe për pjesëmarrje në dëbimet e civilëve shqiptarë të Kosovës nga qyteti i Vushtrrisë, në vitin 1999. Që nga viti 2019, Vukotiçi ishte në vuajtje të dënimit prej gjashtë vjet e gjysme për krimet e luftës të ndalimit dhe torturimit të paligjshëm të të burgosurve shqiptarë nga Kosova në rajonin e Mitrovicës. Dënimi shtesë shënoi herën e parë që një gjykatë e Kosovës dënon një të pandehur për përdhunim gjatë luftës, thuhet nëraport, transmeton Zëri i Amerikës. Raporti përfshinë edhe dënimin në muajin mars të serbit nga Kosova, Zlatan Krstiq dhe shqiptarit Destan Shabani, të dy ish-oficerë të policisë serbe, me përkatësisht 14 vjet e gjysmë dhe shtatë vjet burgim, për krime lufte kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999. Ndërsa në shkurt, një gjykatë në Prishtinë dënoi serbin e Kosovës, Zoran Gjokiq me 12 vjet heqje lirie për krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës të kryera ndërmjet marsit dhe prillit 1999 në rajonin e Pejës. Raporti ka vërë në dukje edhe shkelje të tjera të shumta të kësaj natyre si dhe mosndëshkimin meritor të korrupsionit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …