Departamenti Amerikan i Shtetit, shprehet i zhgënjyer pasi nuk u arrit përparim në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Në reagim thuhet: Presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht obligimet e tyre me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që kanë arritur më herët këtë vit. Koha po kalon. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe të mëparshme, të ndërmarra në dialog dhe me Marrëveshjen e Ohrit, duke përfshirë këtu themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë. Ne do të konsultohemi brenda dhe me partnerët tanë evropianë për hapat e ardhshëm, pasi dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë.
