Departamenti amerikan i Shtetit nxori të martën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë. Në këtë raport analizohet në kapituj të veçantë edhe liria e besimit në Kosovë. Në të njëjtin kuadër, raporti vlerëson harmoninë fetare në Kosovë, por vë në dukje problemet kryesisht juridike, që komunitetet fetare kanë për shkak të statusit të tyre ende të papërcaktuar ligjërisht. Megjithatë, raporti thekson se në Kosovë është e vështirë të ndahen problemet që kanë karakter etnik dhe ato me karakter fetar, sidomos kur ka përballje me serbët e Kosovës. Raporti përfshin të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore, e dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …