Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por kjo është kufizuar nga dështimi për të adresuar disa çështje serioze strukturore, siç është integrimi i kufizuar ekonomik rajonal dhe botëror, paqëndrueshmëria politike e ndërhyrja në ekonomi, korrupsioni, furnizimi jo i qëndrueshëm me energji elektrike, ekonomia informale, vështirësitë e të drejtave pronësore dhe sundimi i ligjit. Kështu thuhet në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për Kosovën, lidhur me klimën e investimeve gjatë vitit 2020. Sipas raportit, pandemia COVID-19 nuk ka gjasa të çojë në ndryshime të konsiderueshme të përhershme në politikat e investimeve. Po ashtu, DASH thotë se pavarësisht se sektori i drejtësisë mbetet i dobët në zbatimin e ligjit, këto të fundit janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …