Sali Berisha i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, përpiqet të kthejë përmbys me dhunë selinë e partisë së tij. Kështu e përshkruan ish-kryeministrin Sali Berisha, Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij më të fundit, atë për Klimën e Investimeve në vend, ku një seksion i posaçëm i dedikohet klimës së sigurisë dhe dhunës politike në Shqipëri. E pikërisht si shembull të dhunës politike, DASH sjell Sali Berishën, të cilit i rikujton gjithashtu se në 21 janar 2011, teksa ai qëndronte në zyrën e Kryeministrit, Garda e Republikës vrau 4 protestues. “Dhuna politike është e rrallë, rasti më i fundit janë përpjekjet e udhëhequra nga një ish-lider shqiptar, i dizenjuar nga Qeveria Amerikane për korrupsion të konsiderueshëm publik, për të thyer selinë e partisë në janar 2022, çka kërkonte ndërhyrjen e policisë; si dhe protestat politike në 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, dhuna e nivelit të ulët dhe dëmtimi i pronës, përdorimi i gazit lotsjellës nga policia. Më 21 janar 2011, forcat e Gardës qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …