Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin në të cilin flitet edhe për vendin tonë. Në Raport në mes tjerash thuhet se situata e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës ka kufizuar lirinë e lëvizjes si dhe ka pamundësuar kthimin në pronat e tyre të personave të zhvendosur. Në raport theksohet se me gjithë pohimet për shpërbërjen e tyre, qeveria e Serbisë ka vazhduar të mbajë disa nga strukturat e saj paralele në komunat me shumicë serbe. Fushata për zgjedhjet e përgjithshme te qershorit të vitit 2017 në veriun e Kosovës është përshkuar me frikësimin e kandidatëve që nuk ishin pjesë e Listës Serbe, nënvizohet në Raport. Më tutje thuhet se qeveria nuk ka zbatuar me efikasitet ligjin që mundëson përndjekjen e zyrtarëve të përfshitë në korrupsion dhe kjo dukuri mbetet problem serioz. “Mungesa e mbikëqyrjes efektive të gjyqësorit dhe dobësitë e përgjithshme në sundimin e ligjit kontribuuan në këtë problem. Rastet e korrupsionit në mënyrë rutinore iu nënshtroheshin apelimeve të përsëritura dhe sistemi gjyqësor shpesh lejonte ‘vjetrimin’ e lëndëve pa i trajtuar rastet”.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …