Avokati Dastid Pallaska ka thënë se për klientin e tij, Hashim Thaçin, se nuk ekziston asnjë arsye që ai të mbahet në paraburgim. Sipas tij, ish-kryetari i vendit as nuk duhej që të arrestohej vitin e kaluar. “Mbrojtja atëherë por edhe tani konsideron se nuk ekziston as edhe një arsye e vetme që Thaçi qoftë të arrestohet apo edhe të mbahet në paraburgim”, ka theksuar ai. Tutje, Pallaska përmendi se Gjykata Kushtetuese kishte lëshuar një vendim ku thuhej se nëse presidenti ndiqet penalisht për vepra penale që mund t’i ketë kryer jashtë funksionit të tij, në asnjë rrethanë nuk mund të arrestohet.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …