Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, është cituar të ketë deklaruar se kandidati i tij rival për të parin e kryeqytetit, Arben Vitia po të mos ishte në Vetëvendosje, as asamblist nuk do të ishte bërë. Haradinaj duke folur për fushatën në Prishtinë, tha se nëse Vitia do të kandidonte si i pavarur, as asamblist nuk do të ishte bërë. “Ai mund të krenohet me subjektin që i takon, me shumicën që e kanë marrë, por në rast se kish dalë i pavarur as asamblist s’ish bë, nesër le të dalë i pavarur as asamblist s’ka me u bë”, tha Haradinaj. Ai shtoi se Vitia e ka fuqinë e partisë së tij. “Po shoh që fushatën në kryeqytet po mundohet ta bëjë në krah kryeministrit, pasi ai e ka fuqinë e partisë”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …