Në një postim të tij, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka shkruar se janë shtuar zërat që po thonë se kufiri me Malin e Zi është është në Çakorr e Zhlep. Tash e sa muaj jemi fyer dhe kritikuar ashpër se AAK-ja po shpif kauza për të mbetur në skenë, madje kishte edhe raste deri në akuza të nivelit te ulët se dikush po i ruan livadhet e veta. Edhe një herë i përshëndes qëndrimet parimore të deputetëve që e kanë kuptuar drejt situatën rreth kufirit dhe dëmin territorial që u shkaktua nga ajo marrëveshje po thuajse e fshehur e komisionit qeveritar dhe u nënshkrua nga përfaqësuesit e shtetit tonë. Në fund të fundit deputeti nuk i jep llogari Qeverisë, por qeveria deputetit, e deputeti popullit që i ka dhënë besimin për përfaqësim, andaj i lus kolegët e mi që të kenë në konsideratë atë që ju dha besimin ‘popullin’ e jo ata që e krijuan këtë situatë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …