Daut Haradinaj: Do të hartohet plani për furnizim të serave të fshatrave të Prishtinës me avullin e ngrohjes qendrore

Daut Haradinaj: Do të hartohet plani për furnizim të serave të fshatrave të Prishtinës me avullin e ngrohjes qendrore

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka paraqitur disa nga planet për bujqësinë në kryeqytet. Ai përmes një postimi ka thënë se me qëllim të zhvillimit të bujqësisë, do të hartohet plani për furnizim të serave të fshatrave të Prishtinës me avullin e ngrohjes qendrore. “Do të mbështeten bizneset që merren me prodhim të mishit, duke garantuar cilësi dhe standarde ndërkombëtare në këtë sektor. Këto produkte do të shenjëzohen me etiketën ‘038 City’ dhe gastronomët që do furnizohen me to, do të kenë lehtësira nga komuna”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …