Daut Haradinaj e Besnik Tahiri, zhvilluan një takim me përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës

Daut Haradinaj e Besnik Tahiri, zhvilluan një takim me përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës

Kandidati për deputet, Daut Haradinaj së bashku me zëvendës-kryeministrin në detyrë, Besnik Tahiri, kanë pasur takim me përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës. Së bashku me zëvendës-kryeministrin, Besnik Tahiri takuam Odën e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, ku biseduam për problemet e gastronomeve gjatë kësaj periudhe. E dimë se janë kohëra tepër të vështira për ta dhe ne edhe njëherë i siguruam për përkrahjen tonë të parezervë! Haradinaj ka deklaruar se synojnë që Banka Qendrore të japë mundësinë e kredimarrjes për bizneset e gastronomisë. Qeveria duhet ta rikthejë taksën në 8%, të zgjatet orari i punës për të paktën edhe 2 orë dhe të lejohet hapja e ahengjeve, me respektim të masave anti-covid  tha Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …