Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka nominuar Daut Haradinajn kandidat për kryetar të Prishtinës, i cili kandidaturën e ka marrë me seriozitet, duke grumbulluar rreth vetes profesionistë të dëshmuar nga kryeqyteti. Daut Haradinaj ka thënë se garës për kryeqytetin i ka hyrë me bindjen e plotë se mund të bëjë shumë për të dhe banorët e saj. “Fillimisht dëshiroj të jem i qartë, unë nuk kam hyrë në garë për të bërë karrierë, por kam hyrë në garë me bindje të plotë se mundem të bëjë më shumë për kryeqytetin dhe për njerëzit që jetojnë në të”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …