Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i ka ftuar kundërkandidatët e tij në debat të hapur për t’i shpalosur programet për kryeqytetin. Haradinaj ka shkruar se Prishtina dhe qytetarët e saj duhet ta shohin kë duhet votuar. “Nga pamundësia që t’i përballim argumentet me kundërkandidatët në një debat të hapur, jemi të detyruar që fushatën ta vazhdojmë në formën e njëjtë, me takime në lagje e fshatra të kryeqytetit. Edhe njëherë i ftoj kundërkandidatët që të gjejnë vullnetin dhe ta kemi një shpalosje të ofertës sonë në një debat të hapur. Prishtina dhe qytetarët e saj duhet ta shohin se kënd duhet votuar. Kjo i shërben edhe demokracisë dhe kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …