Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, ka kundërshtuar ndarjen jo të barabartë të buxhetit nga Qeveria-Kurti për komunat e Kosovës

Zyrtari  i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar kundër  ndarjes jo të barabartë të buxhetit për komunat e vendit tonë nga Qeveria aktuale. Ai ka pyetur  se a janë taksapaguesit e komunave,  ku nuk qeverisë Vetëvendosja,  të barabartë me taksapaguesit e komunave të tjera? Nëse po, si është e mundur që prej po këtyre taksave të përfitojnë vetëm komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosja. Po buxhetin e shtetit nuk ia ka lënë baba as kryeministrit e as ministrit të Financave, që ta ndajnë atë siç ju teket.  Haradinaj ka theksuar me këtë rast, se kjo është jo vetëm e papranueshme por edhe e pamoralshme. Mos i detyroni qytetarët që t’i refuzojnë edhe taksat edhe shtetin. Mos e ndani këtë shoqëri edhe në buxhetin e shtetit, se nuk ju falet, ka nënvizuar,  Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …