leoni

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se zgjedhjet e 9 shkurtit janë udhëkryq për të ardhmen e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lansuar spotin e nisjes së fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se ato janë një mundësi historike për të vendosur për të ardhmen e Kosovës. Ai ka deklaruar se në këto zgjedhje do të votohet jo vetëm për një parti apo kryeministër, por për një të ardhme më të mirë dhe më të bukur për vendin. Abdixhiku ka thënë se, pas periudhave të vështira që ka kaluar Kosova, tani është koha për ndryshim dhe për t’u ringritur. Ai ka theksuar se LDK-ja ka një vizion të qartë për të ardhmen dhe ka besim se ky është momenti i saj për të udhëhequr vendin. Kosova kohë për të humbur, nuk ka më. Jemi popull që ja dalim gjithnjë. Ja kemi dalur gjithherë. Ringritemi. Ndërtojmë. Besojmë,” ka thënë Abdixhiku, duke shtuar se ky është udhëkryqi ku populli duhet të zgjedhë ndryshimin dhe të besojë në një të ardhme më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Fitimi rekord i KEK-ut për 2022: Realitet ekonomik apo menaxhim i suksesshëm?

Është diskutuar fitimi i raportuar prej 105 milionë eurosh i Korporatës Energjetike të Kosovës për …