Daut Haradinaj ka vizituar një nga pikat kufitare të Republikës së Kosovës për të takuar pjesëtarët e Policisë që patrullojnë atje. Ai qëndroi te pika 1 e Kapijës, në vendin ku ditë më parë u panë forca serbe. Haradinaj i quajti Policinë “heronj”, duke theksuar rëndësinë e punës së tyre në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në kufi. Pikërisht një javë më parë, kryeministri Albin Kurti njoftoi se forcat serbe i ishin afruar 50 metra kufirit me Kosovën. “Serbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës,” shkroi Kurti në njoftimin e tij. Ai theksoi se institucionet përkatëse të sigurisë kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese, të cilat synojnë të nxisin tensione në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …