Daut Haradinaj: Lista Srpska s’ka pse ta kundërshtojë qeverisjen e ardhshme

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se asnjëra nga partitë në vend nuk ka asnjë arsye për ta kundërshtuar qeverinë e ardhshme të drejtuar nga vëllai i tij. Madje ai është shprehur i bindur se Qeverinë do të krijohet nga koalicioni PAN, do ta përkrahë dhe Lista Serbe. “Mendoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë të drejtën ta thonë fjalën e vet në Kuvend, ne jemi të hapur në bashkëpunim me të gjithë. Nuk besoj që Lista Serbe ose ndonjë parti politike ka arsye të fortë për me kundërshtua qeverisjen e ardhshme”, ka thënë Haradinaj për “Ekonomia Online”. Haradinaj tutje ka thënë se formimi i institucioneve do të ndodhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve, pasi shpreh bindjen se kanë mbështetjen e duhur të deputetëve për një gjë të tillë. “Ne jemi njëherë duke e pritur certifikimin e rezultateve dhe jemi të sigurt që koalicioni vetëm e ka kryer detyrën e vet, jemi të sigurt që nuk do të humbim kohë dhe besoj se formimi i institucioneve do të jetë shumë i shpejtë menjëherë pas certifikimit të rezultateve”, ka pohuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …